Ryad Boudebouz është futbollistë që ka krijuar më shumë raste në pesë ligat më të forta evropiane.
Mesfushori i Montpellierit është ‘mbret’ i rasteve të krijuara për gol këtë sezon në pesë ligat më të forta evropiane.
Boudebouz ka arritur të krijoj plot 29 raste në kampionatin francez, Ligue 1, duke lënë pas vete emra të mëdhenj të futbollit evropian, shkruan Telegrafi.
Në vend të dytë dhe të tretë e shohin vetën futbollisti i Crysal Palace, Jason Puncheon dhe ai i PSG-së, Angel Di Maria, që kanë krijuara nga 24 raste.
Në vend të katërt e sheh vetën mesfushori me tipare sulmuesit i Chelseat, braziliani Willian, i cili ka krijuar 23 raste për gol. /Telegrafi/
Futbollistët që kanë krijuar më shumë raste:
Ryad Boudebouz – 29 raste të krijuara
Jason Puncheon – 24 raste të krijuara
Angel Di Maria – 24 raste të krijuara
Willian – 23 raste të krijuara