Evropa vazhdon të jetë djep i futbollit dhe i shikueshmërisë.
Në kulm mbetet Premier Liga, ndërsa nuk qëndrojnë prapa as skuadrat e mëdha në La Liga.
Por stadiumi më i mbushur nuk u takon këtyre dy kampionateve, shkruan Telegrafi.
Signal Iduna Park i Borussia Dortmundit ka arritur këtë vit shifrën e 81.178.
Pas tij vije Cam Nou i Barcelonës me 78.881 dhe Old Trafford i Manchester United me 75.279.
Këto shifra janë arritur në këtë fillim të kampionatit. /Telegrafi/