Telegrafi

Këta janë 15 fituesit e “Këpucës së Artë” në Kampionatet Evropiane (Foto)

Edhe pse futbolli është sport ekipor, gjithmonë golashënuesit marrin vëmendjen e medieve botërore.

Gjatë dekadave, Evropa ka prodhuar disa prej sulmuesve më të mirë në historinë futbollit dhe shumë prej tyre kanë qenë vendimtar në Kampionatet Evropiane për vendet e tyre përkatëse, transmeton Telegrafi.

PO ASHTU LEXONI: Këta ishin fituesit dhe humbësit e Kampionatit Evropian

Më i suksesshmi ishte Michel Platini, i cili me kombëtaren franceze shënoi nëntë gola në kampionatin evropian të futbollit të vitit 1984.

Nga fillimi i turneut në vitin 1960 deri në ditët e sotme, më poshtë po ju prezantojmë golashënuesit më të mirë të Kampionateve Evropiane, të cilët kanë fituar Këpucën e Artë.

PO ASHTU LEXONI: Futbollistët fitues dhe humbës më të mëdhenj në rrjete sociale të Euro 2016 (Foto)

1960
Viktor Ponedelnik
Kombëtarja: Bashkimi Sovjetik
Gola: 2

1964
Jesus Maria Pereda
Kombëtarja: Spanja
Gola: 2

1968
Dragan Dzajic
Kombëtarja: Jugosllavia
Gola: 2

1972
Gerd Muller
Kombëtarja: Gjermania Perëndimore
Gola: 4

1976
Dieter Muller
Kombëtarja: Gjermania Perëndimore
Gola: 4

1980
Klaus Allofs
Kombëtarja: Gjermania Perëndimore
Gola: 3

1984
Michel Platini
Kombëtarja: Franca
Gola: 9

1988
Marco van Basten
Kombëtarja: Holanda
Gola: 5

1992
Henrik Larsen
Kombëtarja: Danimarka
Gola: 3

1996
Alan Shearer
Kombëtarja: Anglia
Gola: 5

2000
Patrick Kluivert
Kombëtarja: Holanda
Gola: 5

2004
Milan Baros
Kombëtarja: Republika Çeke
Gola: 5

2008
David Villa
Kombëtarja: Spanja
Gola: 4

2012
Fernando Torres
Kombëtarja: Spanja
Gola: 3

2016
Antoine Griezmann
Kombëtarja: Franca
Gola: 6