Telegrafi

Kessie do të vendosë së shpejti për të ardhmen, Interi dhe Barcelona në pritje

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie do të marrë një vendim për të ardhmen e tij brenda një muaji, mes interesimit nga Interi dhe Barcelona.

25-vjeçari nga Bregu i Fildishtë nuk është i vendosur të rinovojë kontratën me Milanin, që do të thotë se ai do të largohet si transferim i lirë në fund të këtij sezoni.

Ai është një pjesë thelbësore e skuadrës së Stefano Piolit në kryeqytetin e Lombardisë, por klubi nuk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e tij për pagë të lartë.

Lexo po ashtu Kessie do të refuzojë Tottenhamin për t’u transferuar te Interi ose Juventusi

Sipas Calciomercato, Kessie ka të ngjarë të largohet nga Italia gjatë verës, megjithëse Interi nuk ka hequr dorë ende nga mesfushori dhe kështu ata po planifikojnë të hyjnë së shpejti në një etapë të re bisedimesh.

 

Barcelona është gjithashtu e interesuar seriozisht për 25-vjeçarin dhe ata kanë nisur bisedimet fillestare.

Kessie është i lumtur me idenë për t’iu bashkuar një klubi kaq historik dhe prestigjioz, por ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim.

Lexo po ashtu Kessie do të hapë bisedimet me Barcelonën

Mesushori do të vendosë për të ardhmen e tij brenda muajit të ardhshëm, ndaj priten zhvillime gjatë javëve të ardhshme.

Një klub i madh i Ligës Premier është gjithashtu i prirur për të blerë Kessien dhe kështu një surprizë mund të jetë ende në pritje. /Telegrafi/