Hakan Sukur po ndiqet prej autoriteteve turke policore shkaku i mbështetjes së puçit të 15 korrikut.
Legjenda e futbollit turk dhe të Galatasarayt, Sukur po thuhet se ka pranuar para të majme dhe patundshmëri për të mbështetur organizatën terroriste ‘FETO’, e cila udhëhiqet prej klerikut mysliman, Fethullah Gulen.
Sipas mediave turke, të cilat i referohen burimeve brenda hetimeve kundër futbollistit me prejardhje shqiptare, Sukur ka marr si dëmshpërblim një hotel me shtatë yje, ku një dhomë për një natë kushton 1000 euro, transmeton Telegrafi.
Sukur gjithashtu posedon disa shtëpi në lagjet e varfra, të cilat i ka blerë duke shfrytëzuar pozitën e vështirë të njerëzve në nevojë.
Ndryshe, tashmë babai i ish-sulmuesit të kombëtares turke, Selmet Sukur është arrestuar nga autoritetet turke menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë. /Telegrafi/