Telegrafi

Kështu këndojnë hip-hop lojtarët e Liverpoolit (Video)

Klubi i Liverpoolit ka gjetur një mënyrë interesante për ta reklamuar turneun para-sezonal në SHBA duke u kërkuar lojtarëve që të këndojnë hip-hop.

Christian Benteke tenton ta bëjë “California Love” të 2Pac, derisa Simon Mignolet bën një version monoton të “Gangsta’s Paradise” të Coolio.

Adam Lallana heziton shumë, derisa James Milner shfaqet “i bllokuar’ teksa interpreton vargjet e “Regulate” nga Warren G. dhe Nate Dogg. As të tjerët nuk janë për këtë profesion.

Në muajin korrik Redsat do të luajnë ndaj Chelseat, Milanit dhe Romës, në ndeshjet parapërgatitore nën drejtimin e Jurgen Klopp, i cili shpreson ta nisë mirë nga fillimi sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, derisa bëjnë paraqitje të mira në fushë, të paktë janë lojtarët e Liverpoolit që dinë të ndjekin ritmin apo t’i kombinojnë rimat në hip-hop. /Telegrafi/