Pas dëmtimit të rëndë të Thibaut Courtois në fillim të kësaj jave, Real Madridi ka qenë në treg për të zgjedhur një zëvendësues të portierit të parë, me Andriy Lunin, i cili nuk preferohet si zgjedhje e parë nga Carlo Ancelotti dhe stafi i tij stërvitor.
Janë lidhur disa emra, me më të spikaturit David De Gea dhe Yassine Bounou.
Ky i fundit ka qenë i preferuari i stafit të Real Madridit, por tashmë duket se asnjëri nuk do t’i bashkohet.
Sipas gazetës Marca, Kepa Arrizabalaga i Chelseat është afër transferimit në huazim për një sezon.
28-vjeçari nuk është më numri 1 në skuadrën angleze pas ardhjes së spanjollit tjetër Robert Sanchez dhe ai tani mund të bëjë lëvizjen te Los Blancos.
Kepa ka qenë në bisedime për t’u bashkuar me Bayern Munichun, edhe pse një kalim te Real Madrid tani duket të jetë më afër.
Një marrëveshje huazimi njëvjeçare ka shumë kuptim, duke pasur parasysh se Courtois do të ruajë vendin e tij si numri 1 pas kthimit nga lëndimi, por nëse ish-portieri i Athletic Bilbaos është zgjidhja më e mirë mbetet për t’u parë. /Telegrafi/