Interi është tërhequr nga gara për Kenny Teten, ashtu që mbrojtësi i Ajaxit pritet të transferohet te Galatasaray.
Qe disa ditë është duke u raportuar se klubi holandez dhe ai turk kanë arritur marrëveshje për futbollistin, mirëpo 21-vjeçari priste ofertën e Nerazzurrëve.
Tash, Sky Sport Italia bën të ditur se zikaltrit nuk kanë dashur të paguajnë tre milionë euro për lojtarin dhe janë tërhequr nga gara.
Në këtë mënyrë, futbollisti që mund të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë apo mbrojtës i majtë, do të nënshkruajë për Galatan.
Në 23 ndeshjet e zhvilluara në sezonin që lamë pas, Tete ka shënuar tre gola dhe ka prodhuar dy asistime. /Telegrafi/