Lionel Messi ka shkruar një postim sa special aq edhe emocionues për mikun e tij të mirë, Sergio Aguero, i cili u detyrua të pensionohet nga futbolli shkaku i probleme me zemër.
Aguero konfirmoi pensionimin nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare gjatë një konferencë për shtyp të mbajtur sot (e mërkurë) në Camp Nou.
Pensionimi i sulmuesit argjentinas erdhi detyrueshëm shkaku i problemeve me zemër, të cilat i hasi gjatë ndeshjes me Alavesin në La Liga.
Ky pensionim ka bërë që të ndjehet shumë nga klubet ku ka luajtur, tifozët e tyre, por edhe bashkëlojtarët dhe ish-bashkëlojtarët gjatë karrierës.
Njëri nga ta padyshim se është bashkëkombësi i tij, Messi, i cili ka shkruar një postim special dhe fjalët më të mira për mikun e tij.
“Një karrierë bashkë, Kun… Kemi jetuar momente shumë të bukura dhe të tjera jo aq shumë, të gjitha na bënë të bashkoheshim më shumë dhe të bëheshim më shumë miq. Dhe ne do të vazhdojmë të jetojmë së bashku jashtë fushës”.
“Me gëzimin e madh të ngritjes së Kupës së Amerikës kaq pak kohë më parë, me të gjitha arritjet që keni arritur në Angli… Dhe e vërteta tani dhemb shumë për të parë se si duhet të ndaloni së bëri atë që doni më shumë për shkak të asaj që ju ka ndodhur”.
“Jam i sigurt që do të jesh akoma i lumtur sepse je një person që përhap lumturinë dhe ata që të duan do të jenë me ty”.
“Tani fillon një fazë e re e jetës suaj dhe jam i bindur se do ta jetoni me një buzëqeshje dhe me gjithë iluzionin që vendosni në gjithçka”.
“Gjithë të mirat në këtë fazë te re!!! Të dua shumë miku im, do të më mungojë të jem me ty brenda fushës dhe kur të bashkohemi me kombëtaren!!!”, ka shkruar Messi. /Telegrafi/