Telegrafi

Kemal Ademi për teste mjekësore te Fenerbahce

Fenerbahce ka njoftuar se Kemal Ademi gjendet në Stamboll për t’i kompletuar testet mjekësore.

Sipas klubit turk, ata kanë arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e lojtarit në këtë afat kalimtar.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje në parim me sulmuesin 24-vjeçar, Kemal Ademin dhe klubin e tij, Basel”.

“Lojtari tashmë gjendet në Stamboll për testet mjekësore”, thuhet në njoftimin e Fenerbahces.

Ademi pritet që shumë shpejtë të prezantohet si lojtar i klubit nga Superliga e Turqisë, e që shihet si zëvendësues i Vedat Muriqit që kaloi te Lazio. /Telegrafi/