Cristiano Ronaldo tashmë është shpallur edhe “Futbollist i Vitit” sipas FIFA-s.
Portugezi ishte në konkurrencë të fortë me argjentinasin e Barcelonës Lionel Messin si dhe Antonie Griezmmanin e Atletico Madridit.
Tashmë janë zbardhur edhe votat e kapitenëve të kombëtareve, ku të drejtë kanë pasur edhe Ronaldo dhe Messi, transmeton Telegrafi.
Ronaldo në emër të Portugalisë pesë pikë i ka dhënë Gareth Bale, Luka Modricit tre si dhe Ramosit një.
Edhe Messi ka votuar bashkëlojtarët duke i dhënë Luis Suarezit pesë pikë, tre Neymarit si dhe tre Iniestas . /Telegrafi/