Site icon Telegrafi

Katër skuadrat e mëdha angleze në ‘luftë’ për Rodriguezin

Sulmuesi i talentuar kolumbian, James Rodriguez është vetëm zgjedhja e pestë e sulmit te Real Madrid dhe dëshiron të largohet për më shumë kohë të rregullt

James Rodriguez do të ndezë një ‘luftë’ me katër rrugëzgjidhje për transferim kur ai të vendos të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Sipas mediumit anglez “Mirror”, Manchester City, Chelsea, Liverpool dhe Arsenal do të shkojnë të me të gjitha forcat për të nënshkruar me Rodriguezin për një shifër prej  50 milionë funteve, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Liverpooli ka gati 92 milionë funte për transferimin e dyshes së Realit

Ylli kolumbian, 25-vjeçar, ka bërë një figurë periferike në Bernabeu nën drejtimin e menaxherit Zinedine Zidane.

Rodriguez ka mbetur pas Gareth Bale, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Isco në zgjedhjet e trajnerit – dhe tani ai dëshiron kohë të rregullt në ekipin e parë.

Chelsea u përpoq të nënshkruajë me Rodriguez gjatë afatit janarit, por lojtari besonte se do t’i jepet një rol titullari në Real.

Lexo po ashtu Chelsea zbeh interesimin për Moratan

Megjithatë, ajo nuk është materializuar dhe ish-futbollisti i Portos dhe Monacos po mendon seriozisht largimin.

Kampionët e Evropës do të duan të mbledhin shumën prej 63 milionë funteve që paguan për të sjellë Rodriguez nga Monaco tre vjet më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version