Site icon Telegrafi

Katër skuadra të mëdha e duan Cristanten, Benfica kërkon të paguhet klauzola e lojtarit për ta lënë të lirë

Bryan Cristante është njëri nga mesfushorët më në formë në kampionatin italian Serie A.

Reprezentuesi italian ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Atalantës ku është i huazuar nga Benfica.

Në 22 ndeshjet e këtij edicioni, Cristante ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime.

Kësisoj e ardhmja e tij nuk do të jetë në Portugali tek skuadra që mban kartonin e tij Benfica.

Në garë për transferimin e tij janë futur katër skuadrat e mëdha evropiane, Inter, Juventus, Manchester United dhe Atletico Madrid.

Cristante gjatë një ndeshje me Atalantan (Foto/ Getty Images)

Klubi portugez e bleu lojtarin katër vite më parë nga Milani për vetëm pesë milionë euro.

Por tani për ta lënë të lirë atë, Benfica po kërkon që të paguhet klauzola e tij që është 40 milionë euro.

Favoriti kryesor për transferimin e tij mbetet Juventus që është në kërkim të një mesfushori.

Gjithsesi lojtari do të qëndrojë deri në verë te Atalanta ku huazimi i tij është paraparë të jetë një vjeçar.

Kujtojmë se 22-vjeçari ka kontratë me Benficën deri në qershorin e vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version