Telegrafi

Katër klubet e mëdha angleze duan transferimin e mesfushorit Nicolo Barella

Ylli i Interit, Nicolo Barella, po lidhet me një kalim verës në Ligën Premier, pasi klubet më të mëdha e duan në radhët e tyre.

Gjigantët italianë po përgatiten të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve, në Stamboll, të shtunën nga ora 21:00.

Ndërsa përgatiten të përballen me Manchester Cityn për një shans për fitimin e çmimeve evropiane për herë të parë që nga viti 2010, Interi mund të ketë tashmë një dhimbje koke transferimi në duart e tyre.

Lexo po ashtu Liverpooli përgatit një ofertë shumë të lartë për mesfushorin Barella

Sipas mediumit italian SportMediaset, Barella është ai që admirohet nga disa prej klubeve kryesore angleze.

Liverpooli ka qenë i lidhur me superyllin italian tash e një kohë, ndërkohë që interesim ka shfaqur tashmë edhe Manchester United.

Barella është gjithashtu i lidhur me Manchester Cityn dhe Neëcastle United, pasi 26-vjeçari po shijon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij.

Lexo po ashtu Serie A zgjedh më të mirët - dominojnë yjet e Napolit

Në sezonin e fundit, Barella ka zhvilluar 35 ndeshje në Serie A duke shënuar 6 gola dhe 7 asistime, ndërsa ka shënuar edhe tri gola në Ligën e Kampionëve.

Çmimi i tij vlerësohet të jetë 70-80 milionë euro. /Telegrafi/