Telegrafi

Katër klube dhe dy lojtarë: Lista me emrat që Barcelona u ka borxh miliona euro

Në shtator 2022, Diario AS raportoi se Barcelona ende duhej të paguante 144 milionë euro për klube të ndryshme.

Situata me sa duket nuk ka ndryshuar shumë që atëherë. Për më tepër, ka disa lojtarë të cilëve klubi u detyrohet para.

Këtu janë listat e këtyre klubeve dhe lojtarëve që Barcelona ende u detyrohet dhe shumat janë të majme.

Lexo po ashtu Real Madridi apo Barcelona: Mediumi turk raporton se Arda Guler ka vendosur se ku dëshiron të luajë

Klubet

Manchester City – 52 milionë euro (transferimi i Ferran Torres)

Juventus – 36 milionë euro (transferimi i Miralem Pjanic)

Lexo po ashtu Kessie mëson të ardhmen e tij përmes një telefonate nga Xavi

Ajax – 36 milionë euro (transferimi i Frenkie de Jong dhe Sergino Dest)

Liverpool – 14 milionë euro (transferimi i Philippe Coutinhos)

Lojtarët

Lexo po ashtu "Pagesat do të përfundojnë në vitin 2025": Laporta zbulon se Barcelona ende i detyrohet Messit

Lionel Messi – e papërcaktuar (Joan Laporta ka konfirmuar se Barça vazhdon t’i paguajë argjentinasit pagat e tij të shtyra)

Frenkie de Jong – 18 milionë euro (ulja e shtyrë e pagës për të cilën ra dakord gjatë pandemisë COVID-19). /Telegrafi/