Telegrafi

Katër gjigantët evropianë vihen pas Ferran Torres

Ferna Torres duket se në afatin kalimtar veror do të largohet nga Valncia, pasi shumë skuadra evropiane e duan atë.

20-vjeçari ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2021, dhe këta të fundit mund ta shesin atë, pasi rrezikojnë ta humbin me parametra zero në verën e ardhshme.

Real Madridi, Barcelona, Liverpooli dhe Juventusi, janë që të gjitha në garë për të dhe duket se do të jetë një garë e nxehtë.

Valencia thuhet se kërkon 40 milionë euro nga shitja e spanjollit, e që kjo shumë nuk është problem për asnjërën nga skuadrat.

Lexo po ashtu Barcelona e vendosur për transferimin e Ferran Torres nga Valencia

E gjitha do të varet se ku dëshiron të kalojë Ferran Torres edhe pse thuhet se dëshira e tij është që të luajë në Santiago Bernabeu.

Lojtari është duke zhvilluar një sezon fantastik me Valencian, ku deri tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime. /Telegrafi/