Site icon Telegrafi

Karius humb besimin edhe te Besiktasi, gjiganti turk do ta rikthej gjermanin te anglezët

Besiktas mund të shkurtojë marrëveshjen e tyre të huazimit për portierin e Liverpoolit, Loris Karius.

Sipas të përditshmes sportive turke, Fotomac, portieri gjerman mund të rikthehet te The Reds gjatë afatit kalimtar të janarit vetëm tre muaj pas arritjes së marrëveshjes dyvjeçare për huazim te skuadra turke.

Besiktas aktualisht është duke ia paguar 50 për qindshin e pagës dhe ka mundësi ta blejnë lojtarin në fund të kampionatit.

Por, pasi lojtari ka vazhduar të bëjë gabime trashanike sikurse te klubi anglez, duke pësuar gola qesharak, kjo ka bërë që të humb besimin që në fillim të karrierës në Turqi.

Ai bëri një gafë në ndeshjen e Ligës së Evropës, kur nga një kënd i vdekur pësoi gol duke menduar se topi do të dal jashtë fushës.

Megjithatë, gjiganti turk shpreson se do të bie dakord për një marrëveshje të çuditshme që do të rikthente Kariusin në Anfield dhe ta merrte për të njëjtën marrëveshje sulmuesin Divock Origin, i cili aktualisht është i angazhuar në skuadrën e dytë të Liverpoolit.

Ndryshe, Besiktas aktualisht zë pozitën e katërt të ligës elitare turke, ku ka dy pikë më pak se lideri, Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/

Exit mobile version