Telegrafi

Kanye West rikthen konfliktin me Taylor Swift, ai dhe Kim e krahasojnë këngëtaren me ‘gjarpër’

Taylor Swift dhe Kanye West (Foto: TMZ)

Rep-artisti Kanye West, nuk e ka ndërmend të ndalë mesazhet të cilat i dedikohen këngëtares Taylor Swift.

Por, si duket disa prej tyre janë edhe për ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, me të cilët kohëve të fundit ka pasur polemika të shumta, shkruan TMZ.

Kanye, i cili po jeton në Wyiomin, në një postim në rrjetin social Twitter ka ‘thumbuar’ Taylor, për shkak të përdorimit të një kafshe.

“Nuk dua ta përdor ‘emoj’ të gjarprit, e dini pse… Nuk jam i sigurt nëse krishterët janë të lejuar ta përdorin atë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Publikohen bisedat telefonike mes Taylor Swift dhe Kanye West

Po thuajse të gjithë e kujtojnë ‘luftën’ mes tij dhe këngëtares në vitin 2016, ku gjërat u bënë edhe më të mëdha kur reperi e kishte sharë në këngën “Famous”.

Kim po ashtu iu bashkangjit ndaj postimit të Kanye, duke përdorur po të njëjtën ‘emoj’, e cila për qëllim kishte ta krahasonte Taylor me një gjarpër.

Ndërkaq, krijuesja e hitit “Look What You Made me Do” më parë në një koncert të saj kishte përdorur një gjarpër robotik, i cili ishte vendosur pas saj.

(Foto: TMZ)

Ani pse këto thuhet se janë dedikuara për Taylor, ajo e cila i përdori këto shenja ishte ylli i Keeping Up With The Kardashians. /Telegrafi/