Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante mund të largohet nga klubi londinez në fund të sezonit dhe destinacioni i tij pritet të jetë La Liga.
Kante thuhet se po do ta lë Stamford Bridgen pas një sezoni të frustruar që e ka parë marrëdhënien e tij me menaxherin Maurizio Sarri.
Skuadrat e interesuara për mesfushorin francez nuk mungojnë, ku ato vijnë nga ligat më të mëdha evropiane.
PSG ka qenë prej kohësh admirues i Kantes, por reprezentuesi francezë do të preferonin një lëvizje tek ndonjë gjigant më i konfirmuar.
Dy skuadrat e mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona, por edhe gjermanët e Bayern Munichut vazhdojnë ta pëlqejnë lojtarin.
Sipas mediumit francez Le10Sport, mesfushori i Chelseat do të preferonte të bashkohej me Real Madridin ose Barcelonën nëse ai largohet nga Chelsea në verë.
Kante tashmë ka bagazh të mjaftueshëm pasi ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe dy tituj të Ligës Premier.
Çmimi i lojtarit francez mendohet të jetë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/