Telegrafi

Kanë kaluar 13 xhiro në Serie A, ky është formacioni më i mirë deri më tani (Foto)

Kur kanë kaluar 13 javë në Serie A, janë edhe disa individë që kanë shkëlqyer deri më tani.

Napoli vazhdon të mbetet lider pas asnjë humbje me 35 pikë, ndërsa as Interi ende nuk ka humbur dhe ka 33 pikë.

Juventusi është i treti e pas tyre vjen Roma.

Portieri më i mirë në këtë fillim kampionati është Alisson i Romës.

Në mbrojtje kanë shkëlqyer, Skriniar dhe Koulibaly në qendër e nga krahët D’Ambrosio e Kolarov.

Mesfusha përbëhet nga Nainggolan, Torreira dhe Luis Alberto.

Në sulm janë Insigne dhe El Shaaraëy, nga krahët dhe në qendër Mauro Icardi ose Ciro Immobbile.

Të dy kanë pasur formë të mirë dhe nuk kanë mundur të zgjedhin më të mirin.

Trajneri më i mirë deri më tani pa dyshim është Maurizio Sarri. /Telegrafi/

Alisson

Danilo D’Ambrosio

Milan

Kalidou Koulibaly

Aleksandar Kolarov

Radja Nainggolan

Lucas Torreira

Luis Alberto

Lorenzo Insigne

El Shaarawy

Icardi (Immobile)