Telegrafi

Kane emëron dy ekipet që mund të rivalizojnë Manchester Cityn për trofeun e Ligës së Kampionëve

Harry Kane ka emëruar dy ekipet e vetme të cilat kanë aftësinë për të rivalizuar Manchester Cityn në garën për titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Kane ka shkëlqyer me paraqitjet e tij që kur u transferua tek Bayern Munich nga Tottenhami gjatë verës, duke shënuar 22 gola në 18 paraqitje për klubin gjerman.

Forma e tij e mirë e ka ndihmuar ekipin e Thomas Tuchel për të kryesuar grupin në Ligën e Kampionëve, teksa ata tashmë kanë ‘prerë’ biletën e kualifikimit për raundin e ardhshëm.

Anglezi ka dhënë opinionin e tij sa i përket garës për titull të Ligës së Kampionëve, duke përmendur dy ekipet të cilat kanë aftësinë për të rivalizuar Cityn këtë sezon.

Lexo po ashtu Harry Kane ka një biznes personal që i ka grumbulluar atij miliona euro

Në një intervistë gjatë muajit maj, Kane kishte pretenduar se Bayerni dhe Real Madridi janë dy ekipet e vetme që mund të rivalizojnë ekipin e Guardiolës për të fituar trofeun më të madh për klube.

Kur u pyet nëse City janë mbi çdo ekip tjetër, Kane nuk ishte i këtij mendimi.

“Nuk mendoj ashtu. Ne të gjithë e dimë se City ka lojtar të jashtëzakonshëm dhe niveli i tyre ka qenë mjaft i lartë gjatë viteve të fundit me një trajner të mrekullueshëm si Guardiola”, kishte thënë Kane.

“Nga pikëpamja jonë tek Bayerni ne fokusohemi vetëm në atë që mund të kontrollojmë dhe jo tek rivalët tanë. Nëse ne do të takohemi me Cityn, ne do të përgatitemi për atë sfidë”.

Lexo po ashtu Harry Kane do të thyejë një tjetër rekord të Bayern Munich deri në Krishtlindje, tifozët nuk po ngopen

“Por, të gjitha klubet kanë aspirata për ta fituar atë dhe Bayerni do të jetë i fokusuar tek kjo. Ata nënshkruan me mua për këtë arsye”, përfundoi Kane.

Kujtojmë që 30-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime në pesë paraqitje këtë sezon në Ligën e Kampionëve për Bayernin. /Telegrafi/