Site icon Telegrafi

Kaia Gerber mahnit me paraqitjen në para-ndejën e “Oscars”

Ajo është një nga modelet më premtuese të industrisë së modës.

Dhe Kaia Gerber dukej rrezatuese si kurrë më parë teksa mori pjesë në para-ndejën e W Magazine në Hollywood të enjten mbrëma.

Ylli u vesh një bluzë ari që shkëlqente me një detaj me xhufkë, ndërsa asaj iu bashkua i dashuri i saj Austin Butler në ngjarje.

20 vjeçarja i shtoi veshjes së saj një fund të gjelbër dhe të kuq vezullues dhe një copë të tejdukshme.

Lexo po ashtu Kaia Gerber shfaqet elegante gjatë një dalje të qetë në New York

Kaia, e cila është e bija e Cindy Crawford, ka shfaqur format e saj të tonifikuara teksa shtoi lartësinë me një palë taka të zeza.

Duke i stiluar flokët e saj brune në valë, Kaia e kompletoi pamjen e saj për mbrëmjen me një çantë të zezë.

Lexo po ashtu Kaia Gerber e veçantë në fotosesionin e ri për Calvin Klein

Kaia dhe Austin u panë për herë të parë së bashku dhjetorin e kaluar, çifti janë të pandarë që atëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version