Juventusi është takuar me agjentin Mino Raiola sot (e diel), për të diskutuar një rinovim për talentin Moise Kean, por edhe Paul Pogba dhe Matthijs de Ligt.
Agjenti i njohur ka një marrëdhënie të mirë me Bianconerët, pasi ai përfaqësoi nënkryetarin Pavel Nedved gjatë ditëve të tij si lojtar.
Sipas mediumit italian Sky Italia, drejtorët e Juventusit u takuan sot me Raiolan, me temën kryesore të diskutimit për një rinovim për sulmuesin e ri Kean.
Besohet se ka pasur hapa përpara për t’u lidhur me italianin dhe ka pasur edhe diskutime për të ardhmen e lojtarëve të tjerë të akademisë.
Aty përfshihet edhe brazilian Lucas Rosa, i cili është i gatshëm të nënshkruajë kontratën e tij të parë profesionale.
Palët diskutuan gjithashtu edhe për mbrojtësin e talentuar holandez De Ligt, i cili mori sot çmimin ‘Djaloshi i Artë’, por sipas Tuttosport, Barcelona duket se është në avantazh për ta nënshkruar atë.
Pogba ishte gjithashtu në agjendën e palëve, edhe pse ka shumë pak gjasa që Manchester Unitedi ta shesë atë në janar.
E ardhmja e francezit është e lidhur me atë të menaxherit të Unitedit Jose Mourinho, pasi nëse portugezi lë Old Traffordin atëherë Pogba ka të ngjarë të qëndrojë. /Telegrafi/