Site icon Telegrafi

Juventusi refuzon Milanin për Moise Kean

Moise Kean (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Raportet e mediave italiane sugjerojnë se Milani bëri një ofertë për talentin Moise Kean, por Juventusi e refuzoi atë.

Rossonerët po kërkojnë një sulmues për të alternuar me Patrick Cutrone dhe Gonzalo Higuain, por veprojnë nën kufizimet financiare të Fair Play-it.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Rossonerët kanë etiketuar talentin e madh të Juventusit, Moise Kean.

Lexo po ashtu Talentet e Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit – Këta janë 10 yje e rinj që duhet t’i ndiqni në ligat më të mëdha evropiane këtë sezon

Drejtuesit e Milanit iu ofruan tij duke e kërkuar për një huazim prej gjashtë muajsh, potencialisht me një mundësi për ta blerë përfundimisht.

Megjithatë, drejtori sportiv i Bianconerëve, Fabio Paratici, me urdhër të trajnerit Max Allegri, e bëri të qartë se Kean nuk është në shitje, e lëre më për Milanin.

Lexo po ashtu Juventusi takohet me Raiolan, diskutohet për tre futbollistë

Juve po punojnë gjithashtu me agjentin Mino Raiola për t’u përpjekur dhe për të marrë një rinovim për sulmuesin e ri.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër ia kanë bërë të qartë agjentit se një rinovim do të duhet të vijë para çdo lëvizje huazimi. /Telegrafi/

Exit mobile version