Juventusi është i vendosur të vazhdojë me Massimiliano Allegrin dhe yjet e Chelseat si Jorginho, Marcos Alonso dhe Antonio Rudiger janë ndër objektivat e tyre kryesore të transferimit për sezonin 2022/2023, ndërsa nuk mungojnë edhe emra tjerë të mëdhenj të cilat janë duke u monitoruar.
Bianconerët nuk do të ndahen me trajnerin e tyre, megjithëse Kupa e Italisë mbetet shansi i tij i fundit për të fituar një trofe këtë sezon.
Sipas Tuttosport dhe La Gazzetta dello Sport, Allegri do të vazhdojë te Juventusi dhe klubi tashmë po mendon për hapat e ardhshëm për të forcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm.
Lojtarët e Chelseat, Rudiger, Jorginho dhe Marcos Alonso janë ndër objektivat e tyre kryesore të verës.
Rudiger është ndjekur nga klubet më të mira në Evropë, duke përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën, dhe ai është objektivi kryesor i Juventusit në mbrojtje. Nikola Milenkovic i Fiorentinës shihet si një alternativë e mundshme e gjermanit.
Një nga prioritetet e Juventusit do të jetë zëvendësimi i Alex Sandros që ka zhgënjyer dhe Alonso dhe Renan Lodi janë monitoruar nga Bianconerët.
Vlahovic, Chiesa e poi il mercato: così la Juve progetta il futuro con Allegri https://t.co/Xdhp2Bzr8u
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 22, 2022
Ylli i tretë dhe i fundit i Chelseat i lidhur me një kalim te Juventusi është Jorginho. Allegri dëshiron të shtojë cilësinë në mes të fushës, por italiani thuhet se ka kërkuar një pagë prej 7 milionë euro në vit.
Sergej Milinkovic-Savic dhe Paul Pogba janë gjithashtu në agjendën e Juves, por mesfushori i Lazios ka një çmim të lartë, ndërsa paga e Pogbas mund të jetë shumë e lartë për financat e klubit dhe francezi nuk do të kthehet në Torino nëse nuk e ulë pagën e tij.
Nëse Juventusi nënshkruan Pogban ose Milinkovic, Allegri do të përdorte Locatellin si mesfushor të fundit në sezonin 2022-2023.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Nicolo Zaniolo dhe Giacomo Raspadori janë zëvendësuesit e mundshëm të Paulo Dybala, i cili pritet të largohet. /Telegrafi/