Telegrafi

Juventusi i ofron Barcelonës shkëmbimin Bernardeschi-Rakitic

Klubi i madh italian, Juventusi i ka ofruar marrëveshje shkëmbimi mes dy lojtarëve, ekipit të Barcelonës.

Me vetëm 13 ditë nga mbyllja e afatit kalimtar të transferimeve të janarit, Juventusi ka shprehur edhe një herë interesin e tyre për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

Kampionët italianë ishin të interesuar për mesfushorin kroat gjatë gjithë verës, por ai qëndroi i vendosur për të mbetur në Kataluni.

Lexo po ashtu Rikthehet në skenë shkëmbimi Rakitic – Bernardeschi

Tani, sipas Sky Sport Italia, Zonja e Vjetër është rikthyer me një ofertë që do të shihte Federico Bernardeschi të lëvizte në drejtim të kundërt.

Pozicioni i Rakitic në planet e Quique Setien nuk dihet ende, por Maurizio Sarri është i prirur ta ketë atë në Torino.

Barcelona tashmë ka lejuar që Carles Alena të largohet këtë janar dhe ata do ta linin Rakiticin të shkonte për Bernardeschin përveç nëse ofrohet edhe një shumë të arsyeshme parash. /Telegrafi/