Telegrafi

Juventusi konsideron blerjen e Gosens

Juventus thuhet se po konsideron një veprim për anësorin e krahut të majtë të Atalantas, Robin Gosens, këtë verë.

Atalanta udhëtojnë në Torino të shtunën dhe Corriere di Torino shkruan se Juve do t’i ketë sytë te Gosens gjatë ndeshjes.

Gjermani, i cili në fillim të këtij muaji mbushi 26 vjet, ka nëntë gola dhe gjashtë asistime në 28 paraqitje të Serie A deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Garë e madhe për transferimin e Gosensit

Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Interin, por gazeta siguron se Bianconerët janë tifozë të mëdhenj të lojtarit për karakteristikat e tij.

Është pohuar gjithashtu se Zonja e Vjetër nuk do të ketë asnjë problem për të përmbushur vlerësimin prej 20 milionë euro të Atalantas për lojtarin.

Juve pritet të sjell të paktën një mbrojtës krahu këtë verë, me të ardhmen e pasigurt të Mattia De Sciglio dhe Juan Cuadrados.

Alex Sandro aktualisht nuk ka asnjë konkurrencë në krahun e majtë, megjithëse Luca Pellegrini mund të kthehet nga Cagliari. /Telegrafi/