Klubi i madh italian, Juventusi ka gati 30 vite pa fituar trofeun elitar për ekipe në Evropë, Ligën e Kampionëve, ndërsa viteve të fundit ka shpenzuar jashtëzakonisht shumë në kërkim të trofeut të madh, por pa sukses, pasi nuk ka arritur asnjëherë ta fitojë atë.
Në vitin 2018, Juventusi ishte gati të dominonte futbollin evropian. Vera pas Scudettos së tyre të shtatë radhazi u pasua nga një afat kalimtar i transferimeve ku ata bënë disa nënshkrime të mëdha.
Zonja e Vjetër nënshkroi Cristiano Ronaldon për 117 milionë euro, Joao Cancelo për 40.4 milionë euro, Douglas Costa për 40 milionë euro, Leonardo Bonucci për 35 milionë euro dhe Emre Can si lojtar i lirë.
Ata shpenzuan 263.20 milion euro për të forcuar një ekip që kishte tashmë yje si Paulo Dybala, Sami Khedira, Mario Mandzukic, Juan Cuadrado dhe Miralem Pjanic.
Një vit më pas, ata gjithashtu shkuan në një çmenduri shpenzimesh, duke nënshkruar me Matthijs de Ligt (85.5 milionë euro), Danilo (37 milionë euro), Dejan Kulusevski (35 milionë euro), Cristian Romero (31.5 milionë euro), Luca Pellegrini (22 ilionë euro), Merih Demiral (19.5 milionë euro), ndërsa Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Gianluigi Buffon erdhën si lojtarë të lirë.
Pavarësisht se shpenzuan deri në 230.5 milionë euro dhe fituan titullin e nëntë radhazi në Serie A, ata u eliminuan nga Lyoni në raundin e 1/8-tës në Ligës së Kampionëve.
“Ne kemi thënë që nga vera se Liga e Kampionëve është objektivi dhe do të jetë çdo vit. Ne mund të vazhdojmë të rritemi. Kemi një ekip që garanton një të ardhme të madhe për Juventusin”, thoshte presidenti Andrea Agnelli në atë kohë.
Në vitin 2021, ata shpenzuan 155.31 milionë euro për të nënshkruar me Arthur Melo (76 milionë euro), Nicolo Rovella (23.3 milionë euro), Alvaro Morata (20 ilionë euro) dhe Rolando Mandragora (15 milionë euro).
Megjithatë, gjithçka shkoi keq atë sezon, pasi u eliminuan në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve nga Porto dhe nuk arritën të fitonin as titullin në Serie A.
Rënia nga froni edhe në Itali
Juventusi jo vetëm që e dorëzoi fronin e tyre italian pas nëntë titujve radhazi të ligës. Ata nuk konkurruan as për titullin dhe luftuan për të siguruar vendin e katërt në ndeshjen e fundit të 2020/21.
Një sezon i vështirë, me Andrea Pirlon në bankinë, çoi në rikthimin e Massimiliano Allegrit në stol dhe një ndryshim drejtimi në skuadër, i shënuar nga largimi i Ronaldos në Old Trafford.
Edhe pse sezoni i kaluar ishte i pari pa tituj që nga 2010/11, duke përfunduar i katërti në Serie A dhe duke u eliminuar në raundin e 16-të nga Villarreali, Zonja e Vjetër filloi të hedhë themelet e projektit të tyre të rindërtimit.
Kështu do të duket Juventusi në sezonin 2022/23
Pasi u zyrtarizuan nënshkrimet e Dusan Vlahovic (81.6 milionë euro) dhe Denis Zakaria (8.6 milionë euro), Juventusi nënshkroi Angel Di Maria në një transferim të lirë këtë verë, me Paul Pogban që gjithashtu u rikthyer në klub.
“Motivimi kryesor ishte të vija këtu dhe të fitoja gjithçka me Juventusin. Dua të ngre sa më shumë tituj dhe të luash për këtë klub të jep këtë mundësi”, ka thënë Di Maria pas prezantimit.
Dybala, Chiellini… dhe De Ligt?
Ndërkohë, Dybala dhe Giorgio Chiellini ishin të fundit që u larguan nga Torino dhe De Ligt gjithashtu mund të largohet për në Bayern Munich ose Chelsea.
Nëse qendërmbrojtësi holandez largohet, Juventusi do të vihet në sulm për Kalidou Koulibaly të Napolit.
/Telegrafi/