Telegrafi

Juventusi ka frikë nga ofertat e Arsenalit, Chelseat dhe Liverpoolit për Rabiotin

Juventusi është i gatshëm të hapë bisedimet për kontratën e re me Adrien Rabiot, por është i vetëdijshëm se ofertat nga Liga Premier mund ta tundojnë francezin të largohet nga Allianz Stadium.

Kontrata e Rabiot skadon në fund të sezonit dhe sipas Calciomercato.com, drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë gati të takojnë Veronique Rabiot, nënën dhe agjentin e mesfushorit francez.

Juventusi do të ofrojë të njëjtën pagë, rreth 7 milionë euro në sezon plus bonuse dhe janë të hapur për të paguar një bonus sapo Rabiot të nënshkruaj marrëveshjen e re.

Bianconerët duhet të funksionojnë me një buxhet të reduktuar, veçanërisht pasi bordi i vjetër i drejtorëve dha dorëheqjen në nëntor.

 

Bisedimet e reja reja do të zhvillohet më 18 janar, e kryesuar nga presidenti i ri Gianluca Ferrero.

Sipas raportit, mesfushori kërkon të paktën 10 milionë euro në sezon plus një bonus të lartë nënshkrimi. Skuadrat angleze, Arsenali, Chelsea, Liverpool dhe madje edhe Manchester City do të ishin të hapur për të përmbushur kërkesat e tij.

Edhe pse Rabiot do të dëgjojë ofertën e Juventusit, duket se nuk ka gjasa që ai të refuzojë ofertat më të mëdha nga Liga Premier. /Telegrafi/