Site icon Telegrafi

Juventusi gati të harxhojë 230 milionë euro – Nga Morata te Kovacic e Can, këto janë gjashtë blerjet që po tentohen

E fitoi titullin dhe Kupën në Itali, por Juventusit kjo nuk i mjafton, pasi është në kërkim të Ligës së Kampionëve

Emre Can, Matteo Darmian, Mateo Kovacic, Jose Gimenez, Mattia Perin dhe Alvaro Morata janë lojtarët që ‘Zonja e Vjetër’ i sheh si objektiva për tu përforcuar që ta pushtojë sërish Evropën.

Për këtë klubi ka ndarë 230 milionë euro, sipas medieve italiane.

I pari në listë është rikthimi i Alvaro Moratas që aktualisht është te Chelsea, ndërsa vet ka kërkuar të kthehet në Torino.

Pastaj vjen Emre Can, i cili do të vije falas, pasi që sipas medieve ka marrëveshje me italianët dhe do të ndahet me Liverpoolin.

Portieri i Genoas, Mattia Perin dhe anësori i Manchester United, Matteo Darmian, janë italianët që pëlqehen.

Në anën tjetër presidenti Andrea Agnelli pëlqen dyshen e La Ligas, Mateo Kovacic dhe Jose Gimenez.

Klubi kërkon të përforcohet në çdo repart pasi që ka pasur disa largime me peshë. /Telegrafi/

Exit mobile version