Klubet portugeze, Benfica dhe Sporting Lisbona janë të interesuar për Arthur dhe Kaio Jorge të Juventusit , kështu që shitjet e tyre do të ndihmonin Bianconerët të financonin blerjen e Teun Koopmeiners nga Atalanta.
Burime të shumta në Itali pretendojnë se Koopmeiners është objektivi kryesor i mesfushës së Juventusit për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës Tuttosport, gjigantët e Serie A planifikojnë të sigurojnë nënshkrimin e mesfushorit holandez në afatin kalimtar të verës.
⚪️⚫️#Arthur e Kaio #Jorge, cambia tutto: novità mercato e soldi per la #Juve https://t.co/A6goW6QJL7
— Tuttosport (@tuttosport) February 28, 2024
Gazeta me bazë në Torino raporton se çmimi i kërkuar i Atalantës për yllin holandez është rreth 65-70 milionë euro, kështu që Juventusit i duhen disa shitje për të përballuar nënshkrimin e tij.
Sipas raportit, Benfica është e interesuar për mesfushorin brazilian Arthur Melo, i cili aktualisht është i huazuar te Fiorentina, ndërsa Sporting Lisbona dëshiron Kaio Jorge, shënues i tre golave në 16 paraqitje në Serie A te Frosinone.
Tuttosport pretendon se shitja e të dy lojtarëve do ta ndihmonte Juventusin të mblidhte 35 milionë euro, pra gjysma e çmimit të kërkuar të Atalantës për Koopmeiners.
Juventusi ka folur tashmë me agjentin e Koopmeiners, Bart Baving, por më shumë klube janë të interesuara për 26-vjeçarin, përfshirë Tottenhamin dhe Manchester Unitedin. /Telegrafi/