Juventusi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Mauro Icardit dhe po tenton që në këtë verë ta transferojë atë nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi argjentinas është aktualisht në huazim te skuadra franceze nga Interi, mirëpo kanë të drejtën që ta blejnë atë në fund të edicionit.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, Zonja e Vjetër po tenton të bind kampionin e Ligue 1 që ta blejë kartonin e Icardit, pasi është në dijeni se Nerazzurët do të refuzonin shitjen e tij te rivali direkt për titull.
Në rast se PSG vendos të blejë kartonin e tij, atëherë në ofertë për largimin e tij të menjëhershëm do të përfshihej bashkëkombësi i tij ose Miralem Pjanic.
Parisienët mund ta blejnë kartonin e Icardit për shumën e 70 milionë eurove, e që shihet si zëvendësues i Edinson Cavanit që më shumë gjasë do të largohet nga Parku i Princave.
Argjentinasi deri më tani në këtë sezon ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 20 gola dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/