Telegrafi

Juventusi e ka të pamundur transferimin e Dembele dhe Martialit

Juventusi vazhdon të monitorojë sulmuesin e pakënaqur të Manchester United, Anthony Martial, ndërsa Barcelona i ka lëshuar një ultimatum Ousmane Dembeles.

Biankonerët janë një nga klubet e interesuara për anësorin e katalanasve, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Sipas Mundo Deportivo, klubi katalunas i ka vendosur një ultimatum yllit të tyre.

Nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re në dy ditët e ardhshme, klubi do të përpiqet ta shesë atë në janar dhe nëse nuk e bëjnë këtë, lojtari do të mbetet jashtë fushës deri në fund të sezonit.

Sport.es raportoi në dhjetor se Juventusi kishte arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Dembelen si lojtar i lirë, por sipas Calciomercato.com, kalimi i francezit në Torino është i pamundur pasi ish-anësori i Borussia Dortmund ka kërkuar një pagë rreth 12 milionë euro në vit.

Chelsea, Liverpool, Man United dhe PSG janë destinacionet më të mundshme për Dembele, në janar ose në fund të sezonit.

Megjithatë, bardhezinjtë mund të jenë ende të përfshirë në këtë sagë transferimi pasi, nëse Dembele largohet nga Nou Camp në janar, Barcelona do të bëjë një përpjekje të re për sulmuesin e Juventusit, Alvaro Morata.

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Max Allegri nuk është i gatshëm të shesë, veçanërisht për shkak se Juventus nuk ka një zëvendësues për spanjollin.

Anthony Martial i Manchester United është një opsion për Zonjën e Vjetër, por sipas Fabrizio Romano, Djajtë e Kuq u kanë kërkuar klubeve të interesuara për Martial që të mbulojnë pagën e tij deri në fund të sezonit plus një tarifë huazimi. /Telegrafi/