Telegrafi

Juventusi e do Jorginhon, Chelsea interesohet për shkëmbimin me Demiral

Chelsea thuhet se është i interesuar për shkëmbimin e mesfushorit Jorginho me mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.

Klubi i madh anglez dhe ai italian mund të bëjnë së bashku biznes këtë verë, pasi interesohen për emra të lojtarëve të njëri-tjetrit.

Juventusi ka kohë që e lidhet me transferimin e Jorginhos, ndërsa Chelsea tani pëlqen Demiralin.

Lexo po ashtu Juventusi dhe Chelsea në bisedime për shkëmbime dhe blerje: Rabiot, Jorginho dhe Lukaku në tavolinë

Sipas mediumit Calciomercatoweb, Chelsea është i interesuar të nënshkruajë qendërmbrojtësin e Juventusit, Demiral, në një marrëveshje shkëmbimi me Jorginhon.

Reprezentuesi turk e kaloi sezonin e fundit si huazim te Atalanta, të cilët kanë vendosur të mos ushtrojnë opsionin e blerjes prej 18 milionë eurosh, ndërsa menaxheri i Juventusit, Allegri nuk e konsideron atë si pjesë të planeve të tij.

Chelsea mbetet në nevojë për përforcime në mbrojtje me largimin e Antonio Rudiger dhe Andreas Christiansen si dhe pasigurinë që rrethon të ardhmen e kapitenit të klubit Cesar Azpilicueta.

Marrëveshja thuhet se mund të arrihet lehtë, pasi të dy futbollistët vlerësohen njësoj dhe asnjëra skuadër nuk pritet të paguajë ekstra para në shkëmbimin që pritet të ndodh. /Telegrafi/