Telegrafi

Juventusi dëshiron marrëveshje vetëm me shkëmbime lojtarësh për Pogban, Interi ofron para dhe Brozovicin

Juventusi nuk ka para për blerjen e Paul Pogbas dhe synon marrëveshje vetëm me shkëmbime, ndërsa Interi pritet të propozojë kroatin Marcelo Brozovic.

Fituesi i Kupës së Botës kërkohet gjithashtu nga Paris Saint-Germain dhe Real Madridi, pasi largimi i tij nga Old Trafford duket se tashmë është vendosur.

Sipas mediumit Rai Sport, Pogba do të preferonte një rikthim te Juventusi sesa të provonte një përvojë tjetër të re në Francë ose Spanjë.

Lexo po ashtu Unitedi i hap derën PSG-së, dëshiron ‘luftë ofertash’ për Pogban

Është raportuar gjithashtu se oferta do të përbëhej vetëm nga shkëmbimet e lojtarëve dhe nuk do të përfshinte para të gatshme.

Kishte sugjerime gjatë ditëve të fundit që Miralem Pjanic dhe Douglas Costa do të ishin pjesë e propozimit nga klubi italian.

Lexo po ashtu Rabiot, çelësi i transferimit të Pogbas te Juventusi

Rai Sport gjithashtu pretendon se Interi është i gatshëm të përdorë Brozovicin si pjesë e ofertës së tyre për Pogba, i cili do të ribashkohej me Antonio Conte.

Në çdo rast, Interi do t’i ofronte edhe një shumë parash Manchester Unitedit. /Telegrafi/