Antonio Rudiger është njëri nga mbrojtësit më të pëlqyer në Evropë.
Qendërmbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe ka refuzuar disa oferta nga londinezët për vazhdimin e saj.
Rudiger ka vendosur të largohet nga Londra, por e ardhmja e tij ende mbetet e paqartë pasi shumë klube e duan atë.
Real Madrid, Paris Saint Germain e Bayern Munich janë tri top klubet evropiane që e duan atë, teksa interesim ka shprehur edhe Manchester United.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe Juventusi, me gjigantin italian që synon ta rikthejë gjermanin në Serie A.
Zonja e Vjetër pritet ta shes në verë holandezin Matthijs de Ligt dhe Rudiger po shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.
Problemi më i madh mbetet paga e gjermanit i cili synon të përfitojë rreth 15 milionë euro neto në vit. /Telegrafi/