Site icon Telegrafi

Juventusi arrin marrëveshje me Szczesnyn, gati edhe De Sciglio

Mediat italiane njoftojnë se Juventusi ka rënë dakord që të nënshkruajë me Wojciech Szczesny dhe janë afër të mbyllin edhe me Mattia De Sciglion për një shifër të kombinuar prej 24 milionë eurosh.

Sipas faqes së internetit të gazetarit të njohur italiane, Gianluca Di Marzio, Szczesny do të jetë në Itali të martën në mëngjes për të përfunduar një transferim në Juve.

Lexo po ashtu Juve ka tri alternativa për zëvendësuesin e Bonuccit

Juventusi do të duhet t’i paguajë Arsenalin 11-12 milionë euro plus bonuse për portierin polak, i cili ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te Roma, ku ai mori statusin e numrit 1.

Sczcesny më pas do të jetë në dispozicion të skuadrës së Max Allegrit për të marrë pjesë në turneun e bardhezinjve në SHBA.

Lexo po ashtu Ravanelli i sugjeron Juventusit se kush duhet të jetë zëvendësuesi i Bonuccit

Gazetari Di Marzio gjithashtu shton se Juve po afron edhe finalizimin e një marrëveshje për De Sciglio pas bisedimeve të suksesshme gjatë të hënës.

Zonja e Vjetër do të paguajë gjithashtu 12 milionë euro para për anësorin e Milanit, plus disa bonuse. /Telegrafi/

Exit mobile version