Sulmuesi anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim për t’iu bashkuar Juventusit si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Francezi mbetet pa kontratë në qershor 2022 dhe duket se nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re me gjigantët e La Liga.
Ish-ylli i Borussia Dortmund ka refuzuar ofertën e fundit të Barcelonës për vazhdimin e kontratës dhe është i vendosur të largohet nga klubi në verë.
Sipas mediumit Diario Sport, Juventusi mund të jetë destinacioni i tij i radhës pasi Zonja e Vjetër ka një marrëveshje në parim me 24-vjeçarin.
Sipas raportit, Dembele nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje para-kontrate me Bianconerët pasi ai është ende në pritje të një oferte nga PSG.
#FCB ??
? NOTICIA SPORT
? Principio de acuerdo de Dembélé con la Juventus https://t.co/9bda62XXPE
— Diario SPORT (@sport) December 30, 2021
Gjigantët e Ligue 1 janë gjithashtu të interesuar për të siguruar shërbimet e tij dhe thuhet se i kanë kërkuar Dembeles që të presë propozimin e tyre përpara se të nënshkruajë me ndonjë klub tjetër.
Manchester United ka paraqitur gjithashtu një ofertë zyrtare për agjentin e Dembeles, Moussa Sissoko, por ende nuk ka arritur një marrëveshje me francezin. /Telegrafi/