Telegrafi

Juventusi arrin marrëveshje me Icardin, problem mbetet Interi?   

Cristiano Ronaldo dhe Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi njoftohet se ka arritur marrëveshje mbi kushtet personale me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, por pengesë mbetet marrëveshje me Nerazzurrët rreth çmimit të lojtarit.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, ‘zgjedhja e parë dhe e vetme’ e Icardit në rast se largohet nga Interi këtë verë është Juventusi.

Gazeta shpjegon se një marrëveshje u arrit javë më parë për një kontratë pesëvjeçare, me vlerë tetë milion euro në sezon plus shpërblime.

Lexo po ashtu Wanda ia shkel syrin Juventusit: Icardit do t'i pëlqente transferimi te Zonja e Vjetër, përshtatet me Ronaldon

Megjithatë, dy skuadrat rivale të urryera duket se nuk po gjejnë zgjidhje pasi kanë mendime të ndryshme.

Zonja e Vjetër do të përpiqet të ofrojë Douglas Costa në këmbim, ndërsa Nerazzurët po kërkojnë vetëm para të gatshme.

Lexo po ashtu Juventus ia ofron tre futbollistë Interit në shkëmbim për Icardin

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka kohë që ka qenë një tifoz i numri 9 të Interit, i cili thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Atletico Madridi.

Klauzola e Icardit me Interit është 110 milionë euro, ndërsa vlen vetëm për klubet jashtë Italisë. /Telegrafi/