Telegrafi

Juventus po punon për transferimin e Gotzes

Mario Gotze pritet të largohet nga Bayerni në fund të këtij edicioni.

Mesfushori i talentuar gjerman nuk ka pasur hapësirat e duhura tek skuadra e Pep Guardiolës dhe si duket është lodhur me pritjen.

Ai tani ka pranuar faktin për tu larguar ndërsa e ardhmja e tij duket se do të jetë në Serie A.

Sipas medieve italiane Juventus është shumë pranë t’i sigurojë shërbimet e heroit të Gjermanisë në Kupën e Botës 2014.

‘Zonja e Vjetër’, është pajtuar të paguaj rreth 35 milionë euro për transferimin e Gotzes, por problem mbetet paga e tij prej shtatë milionë euro.

Juve i ka propozuar Gotzes kontratë pesë vjeçare me pesë milionë euro në stinor, dhe mbetet të shihet nëse Gotze do të pranojë një gjë të tillë për tu transferuar në Serie A.

Gjithsesi në garë për të mbeten edhe Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Arsenal dhe Liverpool. /Telegrafi/