Juventusi ka arritur që ta mbizotërojë Serie A në vitet e fundit duke e fituar gjashtë herë titullin në gjashtë vitet e fundit.
Janë mbledhur rezultatet që nga sezonin 2011/2012, kur e filloi dominimi i Juventusit.
‘Zonja e Vjetër’ nga dita e parë ka arritur të tubojë 598 pikë.
Në vendin e dytë janë Napoli me 505 pik të tubuara, ndërsa pas tyre janë Roma me 481 pikë.
Lazio dhe Milani mbajnë pozitat katër dhe pesë, transmeton Telegrafi.
Forma e dobët e Interit në vitet e fundit konfirmohet edhe me pikët e fituar, pasi ata kanë tubuar 400 pikë.
Më poshtë është renditje e 10 skuadrave më të mira në Itali në shtatë vitet e fundit. /Telegrafi/
1: Juventus – 598 pikë
2: Napoli – 505 pikë
3: Roma – 481 pikë
4: Lazio – 418 pikë
5: Milan – 415 pikë
6: Inter – 400 pikë
7: Fiorentina – 397 pikë
8: Udinese – 331 pikë
9: Atalanta – 331 pikë
10: Chievo – 288 pikë