Pas lajmit të publikuar dje në mediat angleze se klubet gjigante të Ligës Premier kanë mbajtur një takim sekret të martën në Londër, për të diskutuar rreth krijimit të një Superligë Evropiane që zëvendëson Ligës së Kampionëve, mediat italiane kanë zbardhur një takim që mbajtur mes drejtuesve të klubit të Bayern Munichut dhe Juventusit.
Drejtues të lartë të Manchester United, Manchester Cityt, Chelseat, Arsenalit dhe Liverpoolit janë takuar me miliarderin amerikan Stephen Ross në hotelin me 5 “Dorchester”, por shtypi italian thonë se Andrea Agnelli dhe Karl-Hans Rummenigge, i kanë parapritë këtij takimi që në muajin janar.
Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, presidenti i Juventusit, Agnelli dhe Rummenigge nga Bayerni i Munichut, janë takuar më parë në universitetin ‘Boconi’ në Milano.
Në këtë takim është folur për mundësinë e qarkullimit të një shume prej 6.3 miliardë euro, që do ta rendiste Superligën Europiane në vendin e dytë në botë.
“Nuk e përjashtoj një Ligë Europiane nën ombrellën e UEFA-s, ose private me njëzet ekipe, më të mirat e Anglisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë dhe Francës. Ndoshta edhe të një skuadre në Amerikë apo në Azi”, ka thënë Rummenigge.
Ndërsa Agnelli ka folur për vlerën e vogël që xhiron Liga e Kampionëve (1.5 miliardë euro të drejta televizive), krahasuar me mbi 2 miliardë tifozë të sportit në botë, ku 1.6 miliardë janë tifozë me futbollin sipas tij.