Sipas gazetës italiane, braziliani është i ka hedhur idenë e bashkimit me portugezin, edhe pse nënshkrimi për Juven nuk është prioritet.
Zinedine Zidane, Cristiano Ronadlo, Mateo Kovacic, Luka Modric … Dhe gjithashtu Marcelo. Në Itali kanë filluar një tjetër thashetheme për një largim të mundshëm dhe të papritur të një lojtari tjetër prej Real Madridit.
“Tuttosport” i dedikoi të mërkurën një artikull mbrojtësit brazilian, i cili sipas gazetës dëshiron t’i bashkohet Ronaldos te Zonja e Vjetër.
Por, gjithçka do të varet nga PSG-ja, nëse francezët, në fund, vendosin të dorëzojnë një ofertë të rëndësishme për Alex Sandron, atëherë Vecchia Signora do të fillojë bisedimet me madrilenët.
Marotta dhe Paratici nuk do të pranonin propozime më të ulëta se 40-50 milionë, por tregu italian mbyllet më 17 gusht dhe çdo ditë e më tepër po zvogëlohen mundësitë e një operacioni të tillë.
Në Madrid, ndërkohë, ata janë shumë të qetë: Marcelo nuk do të lëvizë dhe do të jetë në shërbim të Juleg Lopeteguit.
Ndryshe, Reali tashmë pritet ta zyrtarizojë blerjen e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois. /Telegrafi/