Telegrafi

Juve e dëshiron Kovacicin për Zakarian

(Foto: Getty Images)

Juventusi mund ta lejojë kalimin afatgjatë të Denis Zakarias te Chelsea, por e kërkon Mateo Kovacicin në shkëmbim – njofton Calciomercatoweb.

Mesfushori zviceran u huazua te Blutë më 1 shtator 2022 deri në fund të sezonit aktual (2022/2023), ndërsa klubi anglez e ka edhe opsionin e blerjes.

Në anën tjetër, Kovacic ka pasur një sezon me lëndime dhe i është kufizuar minutazhi i lojës.

(Foto: Getty Images)

Duke qenë se kontrate kroatit skadon në vitin e ardhshëm, Chelsea mund ta shfrytëzojë për realizimin e planeve të veta.

Lexo po ashtu Chelsea përgatit gjashtë shitje të mëdha gjatë verës për të balancuar librat financiar

Zakaria ka lënë përshtypje të mira prej se është huazuar në Stamford Bridge dhe Blutë janë të interesuar për një shkëmbim që është duke e menduar edhe Juventusi. /Telegrafi/