Anthony Joshua është shpallur kampion në disa prej kategorive të boksit profesionist për peshat e rënda.
Boksieri britanik ka triumfuar kundër ukrainasit Wladimir Klitschkos pas ndërprerjes së ndeshjes në raundin e 11 të meçit, kur më ‘nuk’ e mbanin këmbët boksierin ukrainas.
Por, kjo 28-vjeçarin britanik nuk e bën boksierin më të mirë në botë për kategorinë e rëndë, pasi që sipas renditjes së re, dikush tjetër kryeson renditjen, transmeton Telegrafi.
Pikërisht është kundërshtari i ardhshëm i mundshëm i Joshua, Tyson Furyt, të cilit i ka kërkuar një ballafaqim në ring.
Mbetet të shihet nëse do të ndodhë ky duel ndërsa më poshtë keni top dhjetë boksierit më të mirë të momentit në peshat e rënda. /Telegrafi/
10. Dillian Whyte
9. Kubrat Pulev
8. David Haye
7. Tony Bellew
6. Luis Ortiz
5. Joseph Parker
4. Deontay Wilder
3. Wladimir Klitschko
2. Anthony Joshua
1. Tyson Fury