Telegrafi

Joshua mund të pranojë 18 milionë euro për të lejuar meçin Fury-Usyk

(Fotomontazh: express.co.uk/Getty)

Anthony Joshua e ka bërë të qartë në të kaluarën se do të tërhiqej për ta lejuar zhvillimin e duelit ndërmjet Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, por me kusht që të kishte kuptim nga perspektiva biznesore.

Ndërsa tash, The Telegraph njofton se AJ është i gatshëm të lejojë zhvillimin e duelit nëse do të përfitonte 15 milionë funte (18 milionë euro).

Në shtatorin e vitit të kaluar, boksieri ukrainas ia rrëmbeu titujt e botës britanikut në përballjen e zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium.

Joshua e ka aktivizuar klauzolën e rimeçit, por akoma nuk është arritur marrëveshja për datën.

(Fotomontazh: express.co.uk/Getty)

Në ndërkohë, promovuesit e boksit, Eddie Hearn dhe Bob Arum, kanë njoftuar se janë duke u zhvilluar bisedime që ai të tërhiqet për ta lënë zhvillimin e duelit të unifikimit, ndërmjet Oleksandr Usyk (kampion në WBA, IBF, WBO, IBO) dhe Tyson Fury (kampion në WBC).

Lexo po ashtu Tyson Fury ‘sulmon’ Joshuan dhe Whyten, që nuk po e lejojnë të ndeshet me Usyk: Të gjithë jeni frikacakë

Kushti i AJ është që të marrë një çek të majmë (18 milionë euro) dhe ta ketë të sigurt përballjen me fituesin e këtij meçi që në këtë rast do të ishte kampion i padiskutueshëm.

Pos duelit që duhet të ndodhë ndërmjet Joshua dhe Usyk, edhe Dillian Whyte është pjesë e ekuacionit, pasi është në pritje të mundësisë për të konkurruar për titull bote, duke qenë sfidues i detyrueshëm i Furyt për titullin WBC. /Telegrafi/