Telegrafi

Jorginho te Arsenali për t’i mundësuar Declan Rices kalimin te Chelsea

Chelsea raportohet se është e gatshme të shesë Joringon te Arsenali në mënyrë që të transferojë Declan Ricen nga West Hami.

The Blues deri më tani në këtë afat kanë kompletuar gjashtë transferime, derisa e duan edhe të shtatin për të kompletuar skuadrën e tyre.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që sa më parë të transferohet Rice nga rivali i tyre lokal.

Trajneri anglez nuk llogaritë më në shërbimet e mesfushorit italian dhe është i gatshëm që të shesë atë te The Gunners.

Edhe p[se janë rivalë të mëdhenj në fushë, Chelsea dhe Arsenali nuk e kanë pasur problem që ndër vite të shesin lojtarë tek njëra tjetra.

Williani iu bashku Mikel Artetas në këtë verë, gjersa tani pritet të kalojë edhe Jorginho. /Telegrafi/