Jorginho ka dhënë mendimin e tij mbi lëvizjen e Romelu Lukakut në Chelsea, me Blutë që kanë arritur një marrëveshje që do të sjellë sulmuesin belg përsëri në ekipin e tyre për një shifër prej 98 milionë funtesh apo 115 milionë eurosh.
Sot gjatë ditës kanë ardhur konfirmime nga të gjitha anët se Interi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për shërbimet e Lukakut.
Lukaku thuhet se do të jetë lojtar i ri i Chelseat nga ky sezon 2021/22 pasi Interi ka pranuar ofertën për 115 milionë euro pa përfshirë lojtar në ofertë.
Pas kësaj marrëveshje, Jorginho bëhet lojtar i parë i klubit nga Stamford Bridge që reagon.
Italiani pranon se çdo lojtar i klasit botëror do të përqafohet me krahë hapur nga lojtarët e Chelseat dhe njësoj mendon edhe për golashënuesin e dëshmuar, Lukaku.
“Një lojtar si Lukaku, i cili ka shijuar sezone të shkëlqyera dhe ishte kampion në Itali, sigurisht që është një lojtar që do të kontribuojë shumë”.
“Çdokush që vjen për të kontribuar do t’ia vlejë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, ka thënë Jorghinho për TNT Sports.
Ndryshe, Jorginho në së fundmi ka fituar Euro 2020 me Italinë, ndërsa vetëm disa muaj më parë fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean. /Telegrafi/