Site icon Telegrafi

Johnson: Ukrainasit duhet ta rikthejnë kontrollin mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar sot se centrali bërthamor Zaporizhzhi është i Ukrainës dhe ukrainasit do të duhej ta rikthenin kontrollin mbi të.

Duke folur para gazetarëve, Johnson theksoi se nuk ka dashur të bartë mbi vete çfarëdo rreziku lidhur me centralin bërthamor – duke shtuar se është e rëndësishme që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë të kryej misionin e saj atje, transmeton Telegrafi.

“Është e qartë se objektiv i rusë është shkyçja e centralit bërthamor nga rrjeti ukrainas dhe kyçja e tij në rrjetin rus”, shtoi Johnson.

Lexo po ashtu Kundërofensiva ukrainase po i kushton shtrenjtë Kremlinit, pamjet e filmuara nga droni shfaqin aksionet e Kievit – hidhen në erë tanke e ushtarë rusë

“Është e rëndësishme që IAEA është jetuar të futet në Zaporizhzhia dhe të kryej inspektimet. Por më duhet t’ju them se mendoj se Zaporizhzhia është central bërthamor i Ukrainës dhe ukrainasit do të duhej ta rikthenin kontrollin mbi të”, shtoi kryeministri britanik.

Më herët gjatë ditës është raportuar se inspektorët e IAEA-së janë ndalur rrugës për në central, por ata tashmë gjenden atje dhe se kanë pranuar se as mortajat nuk i kanë ndalur drejt realizmit të qëllimit.

Ndryshe pala ukrainase dhe ajo ruse, vazhdimisht kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme mbi këtë central që konsiderohet më i madh në Evropë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version