Site icon Telegrafi

Johnson thotë se “nuk ka gjasë” që Ukraina t’i bashkohet NATO-s së shpejti

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka sugjeruar se Ukraina mund të heq dorë nga anëtarësimi në NATO – që është një prej kërkesave kyçe të Rusisë.

Duke iu referuar këtyre komenteve, kryeministri britanik Boris Johnson tha: “se kam biseduar me Zelensky sërish dhe natyrisht se e kupton se çfarë po thotë për NATO-n dhe realitetin e pozitën në të cilën gjendet ai”, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë gjithmonë kanë thënë se do t’ia bëjmë të qartë Putinit – se nuk ka gjasë që Ukraina t’i bashkohet NATO-s së shpejti”, shtoi kryeministri britanik.

Lexo po ashtu Pse NATO nuk vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë?

Ukraina aktualisht po zhvillon bisedime me Rusinë që të pajtohen për armëpushim dhe tërheqjen e trupave, ku Zelensky tha mbrëmjen e kaluar se pozicioni i bisedimeve tani “është më real”.

Ky vend prej vitesh ka mëtuar t’i bashkohet NATO-s, por një lëvizje e tillë nervozoi Rusinë – që assesi nuk dëshiron ta shoh NATO-n përgjatë kufijve të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version